Haxhiu në fushatën elektorale në Maqedoninë e Veriut, merr pjesë në tubimin zgjedhor të VLEN në Berlin

by Merita

Ministri e Drejtësisë, Albulan Haxhiu, ka marrë pjesë në fushatën për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Ajo mbrëmë ka marrë pjesë në një tubim zgjedhore të koalicionit VLEN, i cili është mbajtur në Berlin të Gjermanisë. Kështu ka bërë të ditur përmes një fotografie të postuar në Facebook nga Bekim Qoku, këshilltari i kryeministri Albin Kurti.

banner

“Berlini vetëvendosi për VLEN!”, ka shkruar Qoku.

Në foto ministrja Haxhiu shihet bashkë me kandidatin për presidenti të këtij koalicioni, Arben Taravari, dhe krerët tjerë të VLEN.

Ministrja Haxhiu nuk ka publikuar foto në profilin e saj në Facebook nga ky takim me VLEN në disaporë.

Ministrja Haxhiu edhe të mërkurën kur në Kosovë ishte ditë zie ajo ka marrë pjesë në një tubim tjetër zgjedhor në Maqedoni të Veriut, ku bashkë me të ishte edhe kryekuvendari Glauk Konjufca.

Për këtë kishte reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, që e kishte quajtur keqpërdorim i detyrës zyrtare.

“Pjesamarrja e Glauk Konjufces dhe Albulena Haxhiut ne fushatë elektorale në Maqedonin e Veriut me vetura zyrtare te Kuvendit te Kosovës dhe Ministrisë se Drejtësisë përveç që është jo etike, është keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe abuzim me buxhetin e qytetarëve të Kosovës”, kishte shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy