38
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Në pronësi të Bedri Hamzës janë dy banesa, një shtëpi, tri garazhdë dhe tokë në vlerë 50 mijë euro,
Kryetari i Mitrovicës ka edhe një veturë, në vlerë 25 mijë euro.
Para të gatshme në institucione financiare, ai ka deklaruar se i ka mbi 7 mijë euro, transmeton Telegrafi.
Hamza ka edhe një kredi, të cilën ka deklaruar se e ka marrë për renovim të shtëpisë.