Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka thënë se në këtë komunë të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe procesi po shkon në rregull deri më tani.
“Unë po flas vetëm për komunën time, deri më tani nuk ka dalë asnjë votues. Te shohim tash e tutje. Me rëndësi është nga ana ime si kryetar komune që çdo të shkoj në rregull”, tha Peci
“Jo nuk kam dalur ende dhe nuk e kam ndërmend të dal. Është nisur nga një parti, nga Lista Serbe dhe nuk e shoh të arsyeshme pse të dal”, ka thënë ai.
Kryetari i Zveçanit shtoi se do ta vlerësojnë vendimin dhe vullnetin e çdo qytetari
“Deri më tani kemi pasur takime me qytetarët e Zveçanit, dhe do ta shohim sot vullnetin e tyre për ose kundër”, u shpreh Peci.