Kurti kërkon nga BE-ja t’ia heqin Kosovës masat pasi mundësoi votimet në veri për shkarkimin e kryetarëve

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi dështoi iniciativa për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore. Pasi pjesëmarrje në votime ishte e ulët.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shkarkimi i kryetarëve aktual dhe mbajtja e zgjedhjeve kanë qenë kriter kyq për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat kreu i ekzekutivit i quan si të padrejta.

banner

Kurti kërkon që këto masa të largohen sa më parë – pasi Kosova i mundësoi zgjedhjet.

“Mundësimi i shkarkimit të kryetarëve aktual dhe mbajtja e zgjedhjeve për shkarkim ishin kriter kyç për largimin e masave ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian. Këto masa të padrejta, pas votimit të sotëm, duhet larguar sa më parë”, ka shkruar Kurti ndër tjerash në Facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy