LDK-ja themelon e riaktivizon nëndegët në mërgatë, Abdixhiku: Le ta bëjmë ‘Rrugën e Re’ bashkë

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar përmes një postimi në Facebook për angazhimin që po e bën partia më evjetër në vend për t’u shtrirë në mërgatë.

Abdixhiku shkroi se për 3 vjet, LDK-ja i ka themeluar e riaktivizuar 58 nëndegë në mërgatë.

banner

“Themelimi i nëndegëve të reja në Mërgatë mbetet prioritet i angazhimit tonë partiak. Nga 4 nëndegë aktive sa i kishim 3 vite më parë, sot i kemi themeluar e riaktivizuar plot 58 sosh”, shkroi ai.

“Nga takimi i punës në Mynih për themelimin e nëndegëve të reja në Gjermani, ftoj secilin të djathtë, në çdo anë, t’i bashkohet nismës sonë në Mërgatë. Kjo shtëpi e madhe e demokracisë është e hapur për çdo bashkëmendimtarë e bashkëatdhetarë, që aktivitetin e akcionin politik e sheh si formë të një ideali jetësor”, shtoi Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së përmendi edhe “ekipin politik për mërgatë” të LDK-së, për të cilët tha se “po bëjnë punë të jashtëzakonshme”.

“Ekipi politik për mërgatë, Anton Quni, Sokol Haliti, Armend Zemaj, Jehona Lushaku Sadriu, Visar Azemi, Shkumbin Gashi e plot të tjerë, po bëjnë punë të jashtëzakonshme. Shtrirja jonë politike mbetet angazhimi parësor i tyre! Le ta bëjmë ‘Rrugën e Re’ bashkë!”, shkroi Abdixhiku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy