Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka apeluar tek të gjithë qytetarët e Kosovës, që jetojnë anë e kënd botës, të kryejnë obligimin e tyre për Regjistrimin e Popullsisë.
Ai thotë se ky veprim do kishte peshë të madhe në realizimin e shtetit të Kosovës, transmeton klankosova.tv.
”Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës,
Bashkëqytetare tanë të nderuar që jetoni dhe veproni nëpër vende të ndryshme të botës,
Të duhet atdheu ynë, e të punojmë për vendlindjen tonë, Kosovën, është obligim i yni.
Puna dhe angazhimi për atdheun tonë, për Kosovën tonë të çmuar, asnjëherë nuk është boll. Andaj, si njëri nga ju që rininë e kemi kaluar nëpër vende të ndryshme të botës, kërkoj nga ana e juaj që sa me masivisht t’i përgjigjemi thirrjes se institucioneve të Republikës së Kosovës për Regjistrim të popullsisë, duke ju përgjigjur pyetjeve në formularin e regjistrimit, të cilin do mund ta gjeni edhe në faqet zyrtare të institucioneve të Kosovës (https://ediaspora.rks-gov.net).
Vetëm të përkushtuar për t’i shërbyer atdheut, dhe duke u regjistruar gjithsecili nga ne, do t’i kthejmë një borxh të vogël vendlindjes sonë të madhe”, shkruan ai në facebook.