Të dhënat e fundit për pjesëmarrjen në votim në Veri, në Zveçan ende asnjë votues

by Nexhat

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka bërë të ditur të dhënat mbi daljen e qytetarëve në votimin që po mbahet sot në katër komunat veriore të Kosovës.

“Duke u mbështur në të dhënat që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, ju njoftojmë se Qendrat e Votimit janë të hapura dhe vazhdojnë të presin qytetarët me të drejtë vote”, tha ai.

Pjesëmarrja deri në orën 15:00, sipas Elezit është si në vijim:

Leposaviq: 122

Zubin Potok: 17

Zveçan: 0

Mitrovicë e Veriut: 64

Ai ka ftuar sërish qytetarët në veri që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarojnë nëse janë pro apo kundër shkarkimit të kryetarëve aktualë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy