Të hënën debati mbi raportin e rregullt gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

by engel

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka arritur në Neë York, ku të hënën do të ballafaqohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë takim, do të prezantohet raporti i rregullt gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut.

Sipas një njoftimi të presidencës së Kosovës, Osmani ditën e shtunë ka udhëtuar për në Amerikë, ka transmetuar Klankosova.tv.

banner

“Në seancën e KSKB-së, Presidentja Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën. Presidentja poashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”, u tha në këtë njoftim, transmeton Paparaci.

Gjatë qëndrimit në Neë York, shefja e shtetit të Kosovës pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.

Takimi i KS të OKB-së për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 16:00, sipas kohës lokale të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy