Trepça fiton përballjen e parë ndaj Prishtinës, vendosi çereku i tretë

by Nexhat

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26).

Çereku i parë ishte pothuajse i barabartë me rikthime në rezultat, ku epërsinë më të lartë, e kishin vendasit pesë pikë, 18:13, derisa kjo pjesë përfundoi 22:19.

Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, derisa pjesa e parë përfundoi 43:39.

Periudha e tretë ishte vendimtare, ku vendasit e fituan 21:16, derisa në dhjetë minutat e fundit e ruajtën epërsinë dhe triumfuan 87:81.

Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e katër asistime te vendasit, kurse Diamond Stone kishte 23 pikë për bardhekaltrit.

Loja e dytë do të zhvillohet të enjten në kryeqytet. Skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finale

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy