23
Pas Vrapçishtit dhe takimit me banorët e malësisë së Tetovës, Fronti Evropian, tubimin qëndror sonte e ka mbajtur në Shkup në Sheshin ”Maqedonia”.
Sipas pamjeve, mijëra shqiptarë i janë bashkuar sonte tubimit në Shkup në mbështetje të Ali Ahmetit, raportojnë mediat maqedonase, transmeton klankosova.tv.
Gjatë ditës kandidatët për deputet dhe bartësit e listave nga zonat përkatëse kanë vazhduar takimet me qytetarët nëpër njësitë zgjedhore në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare.