Votimi në veri, Elshani: Nuk presim që të ketë probleme

by Nexhat

Sot po zhvillohet procesi i votimit për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore.

Qytetarët serbë do të kenë mundësi që të shprehin mendimin e tyre nëse janë për të qëndruar apo për t’u larguar nga pozitat e tyre, kryetarët aktualë.

Lidhur me situatën e sigurisë, gjithçka duket e qetë deri më tani.

Zëvendësdrejtori i policisë për veriun Veton Elshani, tha për Klankosova.tv se nuk është shënuar asnjë incident.

“Nuk ka pasur probleme dhe nuk presim që të ketë”, tha Elshani

Deri më tani se interesimi për të votuar të qytetarëve duket se është i ulët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy