29
Në qendrat e votimit në katër komunat veriore janë vendosur kamera për të monitoruar procesin.
Ky vendim u mor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së 11 prillit.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, kishte thënë se “vendosja e kamerave do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës”.
“Ruajtja e regjistrimit të kamerave do të jetë e përkohshme deri në shkatërrimin e materialit zgjedhor që sipas ligjit bëhet brenda 60 ditëve pas certifikimit të rezultateve.”