Dalin rezultatet e KQZ-së, shumica e votuesve ishin kundër largimit të kryetarëve në veri

by Nexhat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) publikoi sot rezultatet e referendumeve të mbajtur më 21 prill në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Procesi i votimit u organizua për të vendosur rreth largimit ose mbetjes në detyrë të kryetarëve të këtyre komunave

banner

Sipas të dhënave të KQZ-së, shumica e votuesve kanë vendosur kundër largimit të kryetarëve aktualë.

Megjithatë, procesi i votimit në këto komuna nuk arriti të mblidhte numrin e nevojshëm të pjesëmarrësve për të qenë i vlefshëm.

Vetëm 265 qytetarë nga komunat veriore morën pjesë në votim, një numër shumë i vogël në krahasim me të drejtuarit për të votuar.

KQZ e konsideroi votimin të dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët, ku nuk u arrit pragu prej 50+1 përqind të votuesve

Referendumi u bojkotua nga qytetarët serbë, pasi Lista Serbe i bëri thirrje qytetarëve të mos marrin pjesë në këtë proces.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy