Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se pas dështimit të djeshëm të votimit për shkarkimin e kryetarëve aktual në katër komunat veriore, do të fillojë presioni.
Haliti thekson se, presioni nuk do të nisë veç për serbët që jetojnë në veri, por sipas tij, edhe për Qeverinë e Kosovës.
“Unë mendoj se tani do filloj presioni për të dyja palët, edhe për serbët e qe jetojnë në veri edhe për qeverinë e Kosovës”, tha Haliti për GazetaBlic.
Kujtojmë se, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje konfirmoi pas mbylljes së vendvotimeve, se largimi i kryetarëve ka dështuar.
Shkak për këtë duket se është bërë thirrja e Listës Serbe, e cila e dirigjuar nga Beogradi zyrtar, vendosi të bojkotojë gjithë procesin.