Interi mund të ketë festë të dyfishtë sonte, Milani e kërkon ngushëllimin

by Nexhat

Dy gjigantët e futbollit italian, Milan dhe Inter do të përballen sonte në mes vete në derbin më të madh lokal në Evropë, i cili quhet “Derby della Madonnina”.

Kuqezinjtë dhe Zikaltrit e gjejnë veten në formë diametralisht të kundërt.

banner

“Rossoneri” janë në krizë të thellë dhe vijnë nga eliminimi prej Romës në Ligën e Evropës në mesjavë.

Ata e shohin veten në vendin e dytë aktualisht me 14 pikë më pak se rivali lokal, 6 xhiro pa përfunduar sezoni në Serie A, 

Milani është dominuar totalisht në vitet e fundit nga Interi dhe skuadra e Stefano Piolit do të mundohet t’i shmanget turpërimit sonte, siç i ndodhi në ndeshjen e parë, kur humbi 1:5.

Nga ana tjetër, “Nerazzurri” në super-formë dhe mjaft të motivuar, do të kenë arsye të dyfishtë për të fituar sonte.

Zikaltrit me një fitore sonte do t’i kishin dy gëzime.

Fillimisht do ta mposhtnin rivalin lokal, Milan, në një ndeshje ndryshe nga të tjerat.

E më pas, do ta festonin edhe titullin e kampionit në Serie A, duke i vendosur dy yje në fanellë.

Me një fitore eventuale, Interi do t’i ikte Milanit plot 17 pikë, 5 xhiro pa përfunduar sezoni, që do të nënkuptonte edhe matematikisht sigurimi i titullit të kampionit.

Në total, dy ekipet nga qyteti i Milanos në të gjitha garat i kanë zhvilluar 237 ndeshje.

Interi i ka fituar 89 takime, kurse Milani 79, derisa 69 ndeshje përfunduan baras.

“Derby della Madonnina” do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:45

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy