34
Kryeshefi i ASK’së, Avni Kastrati, ka thënë se janë duke u regjistruar edhe serbët në Veri.
Ai shtoi se regjistrimi atje nuk është në masën e njëjtë sikur në zonat tjera.
“Ka pasë një vonesë me staf në komunat veriore, por kemi angazhuar javën e kaluar, janë në terren, janë duke u regjistruar edhe komuniteti serb në veri, jo në atë masën si në zonat tjera, por ka filluar një regjistrim sadopak në fillim javën e parë”, tha ai.