Gjykata e Tiranës liroi sot katër protestuesit e arrestuar pas protestës para Bashkisë së kryeqytetit të premten e kaluar, duke vendosur ndaj tyre masën detyrim paraqitjeje.
Sipas gjykatës personat e arrestuar nuk duhet të marrin pjese në tubime.
Policia nisi arrestimet menjëherë pas protestës duke mësyrë në orët e mesnatës deri mëngjesin e të shtunës në banesat e protestuesve
Në pranga u vunë shtetasit Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, Franc Kaloshi dhe Artan Muçmata, me akuzën e përdorimit të lëndëve piroteknike dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.
Ndërkohë, u proceduan penalisht në gjendje të lirë anëtari i këshillit bashkiak dhe sekretar i përgjithshëm i PL Tedi Blushi, Shefi i organizimit të Partisë Demokratike Klevis Balliu dhe 2 protestues të tjerë. Ndërsa u shpallën në kërkim 7 protestues të tjerë