Roma ka pësuar humbje me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Bolognas në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit italian.
Vendasit patën një mundësi të artë shënimi në minutën e nëntë me anë të Stephan El Shaaraëyt, por goditja e tij përfundoi mbi traversë
Mysafirët gjetën golin e epërsisë në minutën e 14-të përmes Oussama El Azzouzi i cili shënoi për rezultatin 1-0.
Për të dyfishuar epërsinë e Bolognas u përkujdes sensacioni i këtij viti në Serie A, Joshua Zirkzee (45’) i cili u shërbye mirë në zonë dhe e finalizoi për mrekulli aksionin për 2-0.
https://twitter.com/BolognaFC1909en/status/1782460384776978923?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1782460384776978923%7Ctwgr%5E588f11e2e6917e53a5c2275107895de69e8b2214%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fnderpritet-ecuria-pozitive-e-romes-ne-kampionat-giallorosset-pesojne-nga-bologna%2F
Në pjesën e dytë Roma u këndell paksa duke shënuar gol me anë të Sardar Azmoun (56’) i cili u gjend mjaft mirë në zonë për të ngushtuar rezultatin në 2-1.
Kjo nuk i mjaftoi Romës pasi ata në minutën e 65-të pësuan goditjen përfundimtare, ku Alexis Saelemaekers arriti të shënojë një super gol për rezultatin përfundimtar të takimit 3-1.
Pas kësaj humbje Roma mbetet në kuotën e 55 pikëve dhe mban pozitën e pestë në tabelë, ndërsa javën e ardhshme do të luajë në udhëtim tek Napoli. Në anën tjetër Bologna pas kësaj fitorje ka përforcuar pozitën e katërtë me 62 pikë, shtatë më shumë se Roma