Organizatat mjedisore në Kosovë, të zhgënjyera nga Kurti u drejtohen deputetëve, kërkojnë anulimin e udhëzimit të ministrit Aliu

by Merita

Në Ditën Botërore të Tokës, organizatat mjedisore në Kosovë i janë drejtuar me një letër 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përmes të cilës kanë kërkuar që të veprojnë për mjedisin.

Përmes kësaj thirrje organizatat mjedisore kanë kërkuar vëmendjen dhe ndërhyrjen e tyre për të anuluar udhëzimin administrativ për Leje Mjedisore të nxjerrë nga Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, që sipas tyre përjashton publikun nga pjesëmarrja në vendimet që i prekin ata, dhe i jep autoritet të plotë ministrit Aliu për të vendosur për shfrytëzimin e resurseve natyrore të Kosovës.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy