Përgjigjet Peci, pasi Kurti i bëri thirrje të dalë në zyrën e tij në Zveçan

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci është përgjigjur ndaj thirrjes së kryeministrit Kurti për ta ushtruar detyrën në zyrë.

Ai  tha se zyrat janë duke u përgatitur dhe se në momentin që të jenë gati ata do ta vazhdojnë detyrën.

banner

“Jemi duke i përgatitur zyrat, momentin qe është gjithçka gati do të vazhdojmë”, u përgjigj shkurtimisht Peci për Klankosova.

Të dielën, pas dështimit të votimit për largimin e kryetarëve nga 4 komunat në veri të vendit, Kurt iu bëri thirrje dy kryetarëve, Ilir Pecit e Izet Zeqirit që të shkojnë në zyrat e tyre për ta ushtruar detyrën.

“E kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri, bëjnë mirë që më në fund të shkojnë në zyrat e tyre dhe ta ushtrojnë në mënyrë të papenguar detyrën në objektet zyrtare të komunave të Republikës së Kosovës”, shkroi Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy