Arrihet marrëveshja, Giroud nënshkruan me klubin nga MLS

by Nexhat

Olivier Giroud ka vendosur të largohet nga Evropa, për t’u transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se sulmuesi francez tashmë ka nënshkruar kontratën me Los Angeles dhe mund të konsiderohet si lojtar i tyre,

banner

Pas marrëveshjes verbale të raportuar në mars, Giroud gjithashtu ka nënshkruar të gjitha dokumentet zyrtare si lojtar i ri i LAFC.

Ai do të largohet si lojtar i lirë nga Milani dhe zyrtarizimi i lëvizjes pritet të bëhet në orët në vijim.

Giroud ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në dhjetor të vitit 2025.

Kësisoj, 37-vjeçari do të qëndrojë te Milani deri në fund të këtij sezoni, për t’iu bashkuar pastaj klubit nga MLS.

https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1782847549675827283?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1782850375566954742%7Ctwgr%5Efaab4ca103a519a3f649facbe02687468c32105d%7Ctwcon%5Es3_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Farrihet-marreveshja-giroud-nenshkruan-me-klubin-nga-mls%2F

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy