Arsenal e ka mposhtur Chelsean me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen që ishte planifikuar në kuadër të javës së 29-të, ndërsa aktualisht edicioni është në xhiron e 34-të në Ligën Premier.
Pas vetëm pesë minutash lojë, Leandro Trossard i kaloi Gunners në epërsi me një asistim të Declan Rice.
Arsenali me këtë gol vazhdoi dominimin, duke krijuar raste të sigurta për lojë, por që u mungoi konkretizimi
Në minutën e 22-të, Rice lëshoi një rast të madh, pasi goditja e tij nga afërt shkoi mbi portë.
Kai Havertz dhe Trossard nuk ia arritën të shënonin vetëm pesë minuta më vonë, me Djordje Petrovic që bëri dy intervenime.
https://twitter.com/ChelseaFC/status/1782854485397696866?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1782854485397696866%7Ctwgr%5E13d236a81afa62901ac0484fe4b80b8b4468c45a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Farsenali-mposht-thelle-chelsean-dhe-vazhdon-sigurt-si-lider-liges-premier%2F
Chelsea më pas kishte dy raste të njëpasnjëshme me Marc Cucurellan dhe Enzo Fernandez, me dyshen që nuk ia dolën të shënonin.
Edhe pjesa e dytë u dominua nga Arsenali që ia doli të shënonte plotë katër gola.
Ben White dhe Kai Havertz realizuan në minutën e 52-të, respektivisht në të 57-ën, për rezultatin 3-0
Për 4-0, Havertz realizoi golin e dytë personal (65’), duke shtuar edhe më shumë dhimbjen tek tifozët e Chelseat.
White realizoi po ashtu golin e dytë personal, kur u asistua nga Martin Odegaard në minutën e 70-të.
https://twitter.com/SimplyGoal/status/1782869252904534408?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1782869252904534408%7Ctwgr%5E13d236a81afa62901ac0484fe4b80b8b4468c45a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Farsenali-mposht-thelle-chelsean-dhe-vazhdon-sigurt-si-lider-liges-premier%2F
Arsenali vazhdon të jetë lider në ligë me 77 pikë, ndërsa Chelsea është në të 9-in me 47 sosh.
Në xhiron e 34-të, Arsenali takohet me Tottenhamin, ndërsa Chelsea do ketë punë me Aston Villan