Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

by Nexhat

Anëtarja serbe e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës (BeH) Zheljka Cvijanoviq deklaroi sot se qëndrimi i Bosnjë-Hercegovinës në Këshillin e Evropës për çështjen e anëtarësimit të Kosovës duhet të jetë neutral.

“Bosnja e Hercegovina nuk e njohu Kosovën e vetëshpallur dhe nuk duhet të mbështesë anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare”, u tha Cvijanoviq gazetarëve në Sarajevën Lindore, pas seancës së Presidencës së BeH ku u diskutua qëndrimi i BeH për këtë çështje

banner

Duke qenë se Presidenca e Bosnje-Hercegovinës nuk arriti konsensus për qëndrimin lidhur me këtë çështje në seancën e sotme, ministri i Jashtëm i Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, duhet të jetë neutral gjatë votimit në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës më 16 maj, shtoi ajo,

Siç shkruan “Danas“, Cvijanoviq deklaroi se ka votuar kundër konkluzionit, i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE, ndërsa anëtari boshnjak Denis Beqiroviq ka votuar për të, ndërsa anëtari kroat Zheljko Komshiq ka abstenuar

“Duke pasur parasysh votimet e ndryshme në Presidencën e Bosnje-Hercegovinës, ministri nuk mund të përcaktojë vetë pozicionet. Kur kemi një votë shumëngjyrëshe, nuk mund të ketë qëndrim tjetër përveç neutralit”, theksoi ajo.

Cvijanoviq vlerësoi se dallimet e tilla në qëndrime, të shfaqura gjatë votimit, tregojnë se Bosnja dhe Hercegovina është në një situatë mjaft problematike.

Ajo përkujtoi edhe veprimin arbitrar të ambasadorit, pavarësisht nga qëndrimet e Presidencës së BeH.

“Një anëtar i Kryesisë nuk mund ta udhëzojë ambasadorin se si të veprojë”, tha Cvijanoviq.

Ajo shtoi se ka paraqitur një kallëzim penal në Prokurorinë e BeH kundër ambasadorit të BeH në Kombet e Bashkuara, Zlatko Lagumxhija, i cili inicioi Rezolutën për Srebrenicën në OKB, duke shtuar se ky është hapi i parë dhe se nisma për largimin e tij do të jetë hapi i dytë, me qëllimin e sanksionimit të “veprimit të papranueshëm, të paligjshëm dhe të njëanshëm” të Lagumxhisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy