Diskriminimi i shqiptarëve, temë diskutimi në takimin e Kamberit me Von Cramonin

by Nexhat

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka takuar sot eurodeputeten e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon.

Kamberi ka thënë se kanë diskutuar për problemet e diskriminimit të shqiptarëve, veçanërisht në Luginën e Preshevës.

banner

“Në këtë takim, u përballëm me çështjet që prekin të drejtat dhe barazinë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Diskutuam thellësisht për rëndësinë e trajtimit të barabartë dhe të lirive individuale dhe kolektive, duke u bazuar në normat e konventave ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut”.

“Qëndrim të qartë të solidaritetit dhe angazhimit tonë për të adresuar diskriminimin e pasivizimin dhe për të ndihmuar në garantimin e të drejtave të plota për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Kamberi

Kamberi shtoi se bashkëpunimi me miqtë dhe partnerët është jetësor për të arritur qëllimet dhe për të ndikuar në ndryshimet e nevojshme për të siguruar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy