FERIZAJ/ I dyshuari për dhunimin e të miturës ishte i dënuar nga Gjykata në vitin 2014 me gjobë

by Nexhat

Gjykata e Ferizajt ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit I.R., nën dyshimin se e ka dhunuar një të mitur.

Sipas dosjes së Prokurorisë, i dyshuari nga muaji prill i vitit 2023 deri në muajin mars 2024 e ka detyruar të miturën nën moshën 14-vjeçare të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj

Këtë vepër penale ai dyshohet se e kreu duke qenë shofer i autobusit, dhe se e kishte ndalur të miturën në një vend të përshtatshëm ku nuk kishte shtëpi dhe e kishte keqpërdorur seksualisht.

Gjykata e Ferizajt në një përgjigje të dhënë për Kallxo ka njoftuar se ky person ishte i dënuar nga kjo Gjykatë për veprën penale – falsifikimi i dokumenteve, me 400 euro gjobë

Ky aktgjykim dënues Gjykata ka njoftuar se është bërë i plotfuqishëm më 05.09.2014.

“Nga të dhënat të cilat i kemi siguruar në Sistemin Qendror të Evidencës Penale (SQEP), ndaj të dyshuari I.R., figuron një aktgjykim i plotëfuqishëm më datë 5 shtator 2014, i gjykuar për veprën penale falsifikimi i dokumenteve nga neni 332 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar denim me gjobë në shumë prej katërqind (400) euro. Gjithashtu, ju njoftoj se me të dhënat e njëjta figuron se një rast është në Gjykatën Themelore në Prishtinë por për të cilën nuk mund të sigurojmë të dhëna shtesë lidhur me këtë”- thuhet në përgjigjen e Gjykatës.

Sipas Prokurorisë, në kohë të pacaktuar në disa raste i dyshuari e kishte dërguar të miturën te një motel në Ferizaj dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale përkundër refuzimit të të dëmtuarës

“Fillimisht herën e parë, ashtu që derisa ishte si shofer i autobusit dhe pasi që niset nga një fshat i Komunës së Ferizajt në drejtim të fshatit tjetër, i pandehuri pasi e merr të dëmtuarën e mitur në autobus (vetëm këta të dy), ky aty ndal autobusin në një vend të përshtatshëm ku nuk kishte shtëpia dhe për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht, në atë mënyrë që i pandehuri ka kryer akt seksual me të dëmtuarën në autobus e pastaj në kohë të pacaktuar në disa raste e dërgon tek një motel në Ferizaj dhe aty kryen marrëdhënie seksuale përkundër refuzimit të dëmtuarës” – përshkruhet në njoftimin e Prokurorisë.

Masa e paraburgimit e caktuar nga Gjykata është për 30 ditë, sipas kërkesës së Prokurorisë, dhe është caktuar nga gjyqtarja Fitore Daci

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy