54
Gjuajtje me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën ”Brigada 153″ në Hajvali.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci
Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.
Sipas Borovcit dyshohet se shkrepja e armës ka ardhur nga një veturë në lëvizje.
“Policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identitetit të të dyshuarve të përfshirë në rast, ndërkohë që po vijon dhe puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, deklaroi Borovci