Komuna e Prishtinës hap tender 6 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit në rrugë “Agim Ramadani”

by Nexhat

Komuna e Prishtinës ka filluar me procedurat për ndërtimin e nënkalimit për vetura në rrugën “Agim Ramadani”. Ky projekt parashihet të kushtojë 6 milionë euro. Tenderi është hapur të hënën dhe kompanitë mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 15 maj.

Komuna e Prishtinës e udhëhequr nga kryetari Përparim Rama, ka shpallur të hënën njoftimin për kontrata për ndërtimin e nënkalimit për vetura në rrugën “Agim Ramadani”

banner

Sipas njoftimit, vlera e parashikuar e kontratës është 6 milionë euro.

Kompanitë që janë të interesuar për ndërtimin e këtij projekti, mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 15 maj.

Lloji i procedurës së prokurimit është i hapur.

Kohëzgjatja e kontratës, pra përfundimi i punimeve është paraparë që të bëhet brenda 180 ditëve.

Për këtë projekt nga kabineti qeverisës i kryetarit Përparim Ramë, kanë thënë se është me rëndësi të veçantë.

Krenar Xhaferi drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës në një intervistë kishte thënë se ky projekt përfshin rrugën “Bajram Kelmendi” dhe “Agim Ramadani” dhe do të vazhdojë deri te rrethi te objekti i Komunës së Vjetër, si dhe nga Xhamia e Madhe në drejtim të gjimnazit “Sami Frashëri”.

Ndërkohë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në vazhdimësi është kritikuar punën e tollovisë në trafik dhe ka premtuar se do të përmirësojë këtë problem të kryqytetit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy