Moska do të rrisë intensitetin e sulmeve ndaj armëve perëndimore që përdoren në Ukrainë

by Nexhat

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, duke iu drejtuar zyrtarëve të departamentit të tij, thotë se Rusia “ka rrëzuar mitin e epërsisë së armëve perëndimore” dhe se forcat e tij morën iniciativën përgjatë frontit të betejës.

Ai përmendi faktin se ShBA-ja është gati të furnizojë Ukrainën me një paketë të re ndihme ushtarake në vlerë të rreth 61 miliardë dollarë.

banner

“Në proporcion me kërcënimet e paraqitura nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, ne do të vazhdojmë të përmirësojmë përbërjen dhe strukturën e forcave të armatosura dhe të rrisim prodhimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake më të njohura”, tha Shoigu.

“Ne do të rrisim intensitetin e sulmeve në qendrat logjistike dhe bazat e magazinimit të armëve perëndimore”, shkruan Al Jazeera, transmeton Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy