“Vuçiq u tensionua kur na pa dhe i pafytyrë doli nga salla”, Vasfije Krasniqi flet pas mbledhjes në KS të OKB-së

by Nexhat

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ishte përfaqësuese së bashku me presidenten Vjosa Osmani.

Ajo për emisionin Rreth e Rrotull ndau detaje për përballjen e presidentes Osmani me presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe kërkesën e saj për të kërkuar falje publikisht për krimet e luftës në Kosovë.

banner

Osmani përfaqësoi Kosovën së bashku me tri heroinat tjera të mbijetuarat e luftës së fundit në Kosovë, Fahrije Hotin, Elhame Muçollin dhe Shyrete Tahirin.

Krasniqi – Goodman ka komentuar reagimin e tensionuar të presidentit serb kur ka parë prezencën e dëshmitareve të luftës në Kosovë.

“Takimi ka shkuar shumë mirë, momenti më i mirë ka qenë kur ka kuptuar Vuciq se i ka dëshmitaret në dhomë, reagimin e tij nuk mund as ta përshkruaj. Rusia dhe Serbia ishin ato dy shtete që kishin probleme. Osmani ka qenë e mrekullueshme, edhe mesa besoj unë është e hera e parë që një president i Kosovës ka pasur dëshmitarët e luftës në OKB aty në pranin me vete”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se hyrja në mbledhje u lejua vetëm pas insistimit të presidentes Osmani, duke refuzuar të fliste pa dëshmitaret e luftës brenda sallës.

“Nuk e kam të qartë pse nuk na lejuan. Dy herë na kanë thënë se ‘bexhat’ nuk po funksionojnë që të hynë brenda, por ne arritëm të hymë sepse presidentja u tha se nuk hy brenda e mbaj fjalimin jashtë dhe nuk hynë pa dëshmitarët brenda. Po, ne i kemi paralajmëruar se do të jemi aty”, ka deklaruar ajo.

Në lidhje me prezencën dhe fjalimin e presidentes Osmani, Krasniqi-Goodman e përshkroi këtë moment si një nga më të rëndësishmit për të dhe për të gjithë dëshmitarët e tjerë të luftës, duke shtuar se ishte një ditë që ata e prisnin prej kohësh.

“Fjalën e fundit kur presidentja ia tha Vuçiqit për me kërku falje për krejt krimet e luftës që janë bërë në Kosove ka qenë momenti më i mirë për të gjitha neve katër dëshmitarët që kemi qenë aty. Se ne e kemi pritur këtë ditë që një lider i joni të ia thotë Vuçiqit përballë që të kërkojë falje për të gjitha krimet që janë kryer në Kosovë”, ka thënë ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy