Komenti seksist i Rron Gjinovcit kundër Flutura Kusarit evidentohet në raportin e Freedom House që u publikua sot

by Nexhat

Raporti i sivjetëm i organizatës amerikane “Freedom House”  ka përmendur edhe aktivistin e shoqërisë civile Rron Gjinovci.

Raporti ka përmendur rastin e komentit të aktivistit Rron Gjinovci ndaj juristes së medias, Flutura Kusari, me përshkrimin “Çfarë frizure”.

Raporti e cilëson Gjinovcin si përkrahës i fortë i partisë në pushtet, i cili ka bërë komente mizogjene ndaj aktivistes së medias Flutura Kusari, pasi ajo kundërshtoi vendimin e Qeverisë për heqjen e licencës së Klan Kosovës dhe kritikat e hapura ndaj Qeverisë në dështimin për të siguruar masa mbrojtëse për gazetarët që raportuan nga veriu.

Në qershor 2023, avokatja dhe aktivistja e medias Flutura Kusari u përball me thirrje për dhunë ndaj saj në internet. Ajo fillimisht u veçua nga Rron Ginovci, një mbështetës i fortë i qeverisë së Kosovës, i cili bëri komente mizogjene ndaj saj pasi ajo kundërshtoi vendimin e qeverisë për heqjen e licencës së Klan Kosovës dhe duke u shprehur hapur në kritikat e dështimit të qeverisë për të siguruar masa mbrojtëse për gazetarët që raportuan nga veriu.”– shkruan Freedom House

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy