Liverpooli duket se i thotë lamtumirë titullit në Ligën Premier me humbjen nga Evertoni

by Nexhat

Liverpooli ka pësuar humbje 2-0 në udhëtim te Evertoni në ndeshjen që ishte planifikuar të luhej në xhiron e 29-të.

Me këtë humbje, duket se The Reds i kanë thënë lamtumirë titullit kampion të këtij sezoni, që është i fundit për Jurgen Kloppin në Anfield

Në minutën e 27-të, Jarrod Branthwaite realizoi golin e epërsisë për Evertonin, me çka edhe u mbyll pjesa e parë

Në 45 minutat e dytë, Liverpooli ishte edhe më kërkues, por që lëshuan dhjetëra raste si në pjesën e parë.

Goditjen e fundit të kuqve ua dha Dominic Calvert-Leëin, kur realizoi me kokë në minutën e 58-të, nga një harkim nga këndi prej McNeil

Me këtë humbje, Liverpooli mbetet në vendin e dytë me 74 pikë, tri më pak se lideri Arsenali dhe një më shumë se Manchester City që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy