17
Kandidati për president, Bujar Osmani pasi realizoi të drejtën e tij, është shprehur se qytetarët kanë vendosur mes dy opsioneve – integrimit dhe izolimit, transmeton TV21.
“Unë mendoj se këto zgjedhje nuk janë të zakonshme. Janë vendimtare për të ardhmen tonë për shkak se shteti është në udhëkryq. Dy opsione janë para nesh dhe qytetarët duhet të vendosin për një nga këto dy opsione – integrimin apo izolimin”, tha Osmani.