Paraqitje heroike e Mirlind Dakut përballë Zenitit – gol dhe asist për Rubin Kazanin

by Nexhat

Mirlind Daku e ka ndihmuar Rubin Kazanin që ta fitojë derbin me Zenitin në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Rusisë.

Reprezentuesi i Shqipërisë shënoi një gol në këtë takim, gjersa skuadra e tij triumfoi 2-0 në udhëtim

banner

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në të dytën u realizuan që të dy golat.

Ishte minuta e 50-të e takimit kur Daku u asistua prej Zotov, për të shënuar golin e parë të takimit.

Daku nuk u ndal me kaq, pasi asistoi te goli i dytë, që u shënua nga Martynovich (67’) për 2-0.

Në Rusi, Daku ka arritur në shifrën e gjashtë golave dhe katër asistimeve deri më tani

Në anën tjetër, Rubin Kazani është në vendin e tetë me 36 pikë, 14 më pak se lideri Zeniti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy