64
Është arrestuar një burrë ne Rahovec, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas me të cilën bashkëjeton që tetë vite.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rahovec 23.04.2024-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare me te cilën bashkëjeton qe tetë vite. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.