Raporti i “Freedom House”: Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

by Nexhat

Raporti i sivjetëm i organizatës amerikane “Freedom House” ka gjetur se pjesëmarrja e transgjinores Edona James në spektaklin Big Brother VIP Kosova, ka pasur një ndikim pozitiv në perceptimin e njerëzve për kauzën e komunitetit LGBT+.

Sipas raportit, që ndërthuri progresin e Kosovës kundrejt kauzave të shumta, thuhet se transgjinorja kishte fituar mbështetje të konsiderueshme duke shënuar një ndryshim pozitiv në perceptimin publik

Edona James, e cila para 10 vjetëve ishte bërë sensacion në medie për ndryshimin e gjinisë, këtë vit ishte njëra prej banoreve më të komentuara në spektaklin BBVK, duke qenë madje edhe njëra prej finalisteve.

Foto: Edona James / Instagram

Por, përkundër kësaj, “Freedom House” thotë se pavarësisht këtyre avancimeve, një emancipim i plotë ende nuk është arritur.

Sipas organizatës, Kosova ende ka ngecur në çështjet e shumta përfshirë edhe çështjen për të shtyrë përpara kodin civil lidhur me barazinë martesore dhe çështje të tjera të të drejtave. /Telegrafi/

Foto: Edona James / Instagram
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy