Shkencëtarët, sytë nga vaksinat e personalizuara për të luftuar kancerin

by engel

Vaksinat e personalizuara ndaj kancerit janë rikthyer në fokus të Takimit Vjetor të Shoqatës Amerikane për Kërkimet, rreth kancerit në San Diego.

Një numër kompanish janë duke investuar tek injeksionet e dizajnuara për ta ndihmuar sistemin imunitar të luftojë tumore specifike.

banner

Qelizat e kancerit janë të mbuluara në proteina që kanë pësuar mutacion të cilat quhen “neoantigjene”. Këto të fundit, nuk gjenden te qelizat e shëndetshme.

Vaksinat e personalizuara kundër kancerit e trajnojnë sistemin imunitar që të njohë neoantigjenet unike të një pacienti dhe më pas të gjejë dhe të shkatërrojë qelizat kanceroze.

Megjithatë, duke qenë se shkencëtarëve u duhet një kampion tumori në mënyrë që të zhvillojnë një nga këto injeksione, vaksinat nuk mund të jenë parandaluese. Pra, që të përdoren përpara se një person të sëmuret.

Në vend të kësaj, qëllimi i tyre zakonisht është që të vrasin qelizat kanceroze që mund t’i kenë shpëtuar trajtimeve të tjera, si kirurgjisë apo kimioterapisë, për të ulur kështu rrezikun e rishfaqjes.

Shkencëtarët që punojnë për kompaninë bioteknologjike Moderna prezantuan në një mbledhje vjetore rezultatet që kanë marrë deri më tani nga testet që po i bëhen një vaksinë në zhvillim të quajtur mRNA-4157, e cila ka rezultuar premtuese në parandalimin e përsëritjes së melanomës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy