Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga projekti për ndërtimin e tunelit “Agim Ramadani”, për të cilin ka thënë se është në fazën e prokurimit,
Rama ka thënë se ky tunel transformues do të shkarkojë komunikacionin në qendër të Kryeqytetit dhe do të ndërlidh Prishtinën e Vjetër me sheshet Ibrahim Rugova, Skenderbeu, Zahir Pajaziti, Xhorxh Bush e deri te Katedralja.
“🚧Ndërtimi i tunelit “Agim Ramadani” tanimë është në fazën e prokurimit. 🏙️Ky tunel transformues do të shkarkojë komunikacionin në qendër të Kryeqytetit dhe do të ndërlidh Prishtinën e Vjetër me sheshet Ibrahim Rugova, Skenderbeu, Zahir Pajaziti, Xhorxh Bush e deri te Katedralja. Në këtë mënyrë po krijojmë më shumë hapsira për këmbësorë e gjelbrim, ajër më të pastër e jetë më të shëndetshme për qytetarët🚶♀️”, ka shkruar Rama.