Zbulohet video që tregon konfliktin mes këngëtares “Maja” dhe bashkëshortit të saj, Arben Shuaipi, ku shkak është bërë ndarja e pasurisë dhe kujdestaria e fëmijës.
Në videon e siguruar “Ora News” konstatohet qetësia e burrit i cili teksa filmon e paralajmëron që të largohet nga banesa pasi është në shkelje të ligjit dhe me urdhër-mbrojtjeje.
Burri i saj arkitekt pretendon se dy vilat janë në bashkëpronësi dhe duhet të përpjesëtohen. Ndërsa këngëtarja e muzikës popullore pretendon se të dyja vilat i përkasin asaj.
Në video shihet qartë konflikti i saj me Arben Shuaipin, ku Maja shfaqet duke pirë cigare. Për një moment vijnë dhe dy punonjës policie, që u kërkojnë palëve të qetësojnë situatën, dhe kryejnë shoqërimin e tyre në rajonin e policisë.