Vuçiq pas kthimit nga Nju Jorku: Për Perëndimin çështja e Kosovës është zgjidhur në vitin 2008

by Nexhat

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i është drejtuar publikut pas kthimit të tij nga Nju Jorku.

Ai ka folur rreth paraqitjes së tij në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku prezente ishte edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

banner

Vuçiq tha se për Perëndimin, çështja e Kosovës është zgjidhur përfundimisht në vitin 2008.

“Për Perëndimin çështja e Kosovës është zgjidhur në vitin 2008 por pavarësisht, 16 vjet më vonë, Serbia “po lufton dhe po provon diçka në kushte pothuajse të pamundura”, tha Vuçiq.

Ai përveç akuzave ndaj perëndimit, fajin e hodhi edhe tek ata serbë që sipas tij nuk po kuptojnë se ai po lufton për ta shpëtuar popullin e tij

“Nuk i kuptoj disa në Serbi që nuk e kuptojnë se ne po bëjmë betejat e humbura të dikujt tjetër dhe se po përpiqemi të shpëtojmë imazhin dhe krenarinë e popullit tonë”, tha Vuçiq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy