Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

by Nexhat

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, kurdo që do të mbahen ato, do të jetë befasues.

“Unë jam e bindur se rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues për shumë kë, siç ka qenë befasues edhe rezultati i zgjedhjeve lokale”, tha ajo

Çitaku tha se opozita në përgjithësi, jo vetëm PDK, është kritikuar padrejtësisht.

Sipas saj kjo opozitë e ka shpëtuar Kosovën që të mos bëhet shtet totalitar.

“Kjo opozitë, e cila shpeshherë edhe padrejtësisht është kritikuar, me nismat e saj të dërguar në Gjykatën Kushtetuese ka arritur që ta shpëtojë Kosovën nga tendencat autoritare dhe totalitare të kryeministrit Kurti, duke dërguar lëndët për trajtim… Kjo është detyra e opozitës, nuk është të çirret, as të hedh vezë”, tha ajo, transmeton RTV21

Çitaku vlerësoi se kryeministri Kurti ka shkelur çdo premtim dhe çdo zotim.

“Kryeministri Kurti vazhdon të flas si opozitar. Veprimet në Bruksel i ka komplet të njëanshme”, tha ajo.

Zyrtarja e PDK-së mohoi se i kanë lënë në duar Kurtit “pataten e nxehtë”, duke thënë se i lanë vetëm Kosovën pavarur, me 100 njohje.

Ajo shtoi se Kurtit ia kanë lënë dy letra të njëpasnjëshme të presidentit amerikan që flasin për një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse me njohje në qendër.

“E vërteta është se sjellja e papërgjegjshme, aventureske e kryeministrit Kurti solli edhe zbehjen dhe reduktimin e ambicieve të aleatëve tanë. Pati një keqlexim të tmerrshëm të kontestit të ri gjeopolitik pas agresionit rus në Ukrainë”, tha Çitaku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy