Manchester City ka triumfuar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Brightoni në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier.
Pas 17 minutash lojë, Kevin de Bruyne kaloi në epërsi Citizens, me një asistim të Kyle Walker
Për 2-0 u përkujdes Phil Foden, që realizoi në minutën e 26-të, duke e ndezur edhe më shumë atmosferën
Anglezi i talentuar nuk u ndal me kaq, pasi realizoi edhe të tretin për Cityn, kur u asistua prej Bernardo Silvas në minutën e 34-të.
Në 45 minutat e dytë, Manchester City nuk kishte të ndalur, por që shënoi vetëm një gol.
Dominimin e tyre e vulosi Julian Alvarez, kur realizoi për 4-0 në minutën e 62-të me një asistim të Walker.
Manchester City me këtë fitore ka 76 pikë, një më pak se lideri Arsenali, ndërsa në xhiron e 34-të takohet me Nottinghamin