40
Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë.
Një person e kishte vozitur veturën në gjendje të dehur.
I njëjti po ashtu kishte qenë edhe pa patentë-shofer
Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga drejtori i Trafikut Rajonal Albin Sahatqija.
“Këmbësorja ka pësuar lëndime të lehta trupore, teksa i dyshuari është ndaluar nga policia”, tha Sahatqija.
“I njëjti kishte vozitur pa patentë shofer, pasi që atij ia kishte konfiskuar më herët Trafiku Rajonal”, tha ai