Kërcënon Dodik: Me miratimin e Rezolutës për Srebrenicën, varroset BeH

by Nexhat

Kryetari i enklavës serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, e quajtur Republika Serbe, prorusi Millorad Dodik ka deklaruar se nëse miratohet rezoluta për Srebrenicën nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, definitivisht “varroset Bosnja dhe Hercegovina”, sepse “varroset mundësia e pajtimit” të dy popujve dhe ata që mbështesin miratimin e saj e bëjnë këtë “për arsye spekulative”.

“Kjo është hedhja e kripës në plagë. Boshnjakët myslimanë nuk do të marrin asgjë prej saj përveç gëzimit, dhe serbët do ta refuzojnë dhe nuk do të zbatojnë asgjë”, ka thënë Dodik në një intervistë për mediumin rus “Russia Today”

banner

Ai ka pretenduar se faktorët e huaj “kanë filluar ta cilësojnë sjelljen e serbëve si gjenocidale edhe para se të ndodhte ndonjë gjë”, dhe se ata kanë lajmëruar se serbët “gjoja” po përgatiteshin për gjenocid.

I pyetur se cilat vende përveç Rusisë do të votojnë kundër rezolutës për Srebrenicën, Dodik ka thënë se ai beson se do të jenë rreth 40 vende që “e kuptojnë situatën”.

“Unë nuk do të spekuloja, por me sa di, rreth 40 vende do të jenë kundër. Ky nuk është numër i vogël kur marrim parasysh se 70 prej tyre, ndoshta më shumë, do të abstenojnë. Atëherë kjo do të thotë se shumica e kërkuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk do të votojë pro”, shpreson Dodik.

“Nëse në total shumica e votave abstenohen dhe janë kundër rezolutës”, pretendon Dodik, atëherë kjo do të thotë se “shumica e bashkësisë globale nuk mendon se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid”.

“Kjo do të thotë se ata që janë për, e bëjnë këtë për arsye spekulative”, vazhdon Dodik

Ai gjithashtu thotë se “iniciativa për rezolutën për Srebrenicën është në përputhje me vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, me qëllim që të bëhet presion mbi popullin serb”.

Sipas tij “në statutin e Këshillit të Evropës shkruan se vendet anëtare mund të jenë vetëm anëtare të OKB-së, e Kosova jo. Shkelja e rregullave në momentin kur u përshtatet atyre tregon se gjithçka është e planifikuar. Unë absolutisht mendoj se kjo është i koordinuar dhe në fund të fundit, ata janë të njëjtët promotorë të të gjitha këtyre ngjarjeve”, përpiqet Dodik që fajin për gjenocidin me masakrat e kryera nga serbët në rajon gjatë viteve të 90-ta, t’ia bartë tjetërkujt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy