Murati: 300 milionë euro në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare tash e disa muaj po presin ratifikimin në Kuvend

by Nexhat

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se aktualisht janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që sipas tij, me muaj po presin ratifikimin në Kuvend.

Murati madje tha se së shpejti do të dërgojnë në ratifikim edhe marrëveshjen me Bankën Botërore në vlerë 90 milionë euro.

banner

Kështu sipas tij, do të bëhen gjithsej 390 milionë euro marrëveshje ndërkombëtare të cilat presin votën e deputetëve të Kuvendit.

“Janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që tash e disa muaj po presin ratifikimin në Kuvend. Së shpejti do të dërgojmë për ratifikim edhe marrëveshjen me Bankën Botërore në vlerë 90 milionë euro. Pra do të bëhen 390 milionë euro marrëveshje ndërkombëtare të cilat presin votën e deputetëve të Kuvendit. Përveç marrëveshjeve financiare, ka edhe të tjera si Konventa për Importin e Përkohshëm, marrëveshje për sigurime sociale, apo të tilla si Evropa Digjitale, marrëveshje këto të cilat lehtësojnë të bërit biznes e përmirësojnë jetënn e qytetarëve”, tha Murati

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy