Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1 në të mirë të mysafirëve.
Ndeshja e paraparë të zhvillohet me 14 prill, ishte ndërprerë në minutën e 69-të, pasi mbrojtësi i Romës, Evan Ndicka ishte rrëzuar në fushë
Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ndjeu dhimbje në gjoks dhe u ndihmua menjëherë nga shokët e skuadrës, por ndeshja nuk vazhdoi. Pas kontrolleve gjendja e mbrojtësi ishte e mirë.
Rezultati deri në ato momente ishte 1-1, ku fillimisht kishin shënuar vendasit me kapitenin Roberto Pereyra në mesin e pjesës së parë.
Por Roma kishte arriti të barazonte në pjesën e dytë me Romelu Lukakun në minutën e 64-të
https://twitter.com/OfficialASRoma/status/1783526598437646533?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1783526598437646533%7Ctwgr%5E2ce4edf98260ac58a89524d7ef594438ffc96478%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpas-11-ditesh-20-minua-te-mbetur-loje-roma-shenon-ne-fund-dhe-mposht-udinesen%2F
Ndeshja vazhdoi për më shumë se 20 minuta, nga aty ku kishte mbetur.
Gola të tjerë nuk kishte, deri në kohën shtesë, ku Bryan Cristiante gjeti golin e fitore për Romën.
https://twitter.com/tekkersfoot/status/1783563129286246708?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1783563129286246708%7Ctwgr%5E2ce4edf98260ac58a89524d7ef594438ffc96478%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpas-11-ditesh-20-minua-te-mbetur-loje-roma-shenon-ne-fund-dhe-mposht-udinesen%2F
Ky barazim e mban Romën në vendin e pestë me 58 pikë, ndërsa Udinese është në pozitën e 17-të me 28 pikë.