Policia jep sqarime të konfirmuara për sulmin me pasoja fatale që ndodhi dje në Pejë

by engel

Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se personi që u godit me veturë për vdekje qëllimshëm nga një person tjetër, ishte shtetas i Shqipërisë. Sipas policisë, viktima ka vdekur në Spitalin e Pejës si pasojë e lëndimeve që mori.

“Pejë 24.04.2024 – 17:26. Është arritur të arrestohet i dyshuari shtetas i Re publikës së Shqipërisë, pasi që dyshohet se qëllimisht me veturë kishte goditur viktimën mashkull poashtu shtetas i Republikës së Shqipërisë. Si pasojë e plagëve te marra nga aksidenti, viktima ka ndërruar jete në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.”, thuhet në njoftim.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy