PSD vendosi çeshme para Qeverisë: Kjo është çeshmja e milionerëve, sepse rrjedhë veç për ta

by Nexhat

PSD ka dërguar një komunikatë në lidhje me aksionin simbolik që ka zhvilluar sot në oborrin e Qeverisë pas raportimeve se Ministria e Liburn Aliut i ka falur borxhet kompanive për ambalazhimin e ujit. “Përurohet çeshmja e milionerëve”, thuhet në komunikatë.

“Kjo që po e shihni këtu nuk është “Kroi i fshatit tonë”, i bukur e për të gjithë. Kjo është çeshmja e milionerëve, sepse rrjedhë veç për ta. Në Kosovë, atyre që e shesin iu falet uji. Këtë çeshme, qysh e don zakoni e kanë sjellur këtu kompanitë që përfituan miliona nga Liburn Aliu, si shenjë nderimi për të.”

banner

Ata kanë thënë se 15 milionë euro janë falur, por procesi nuk është zbardhur i tëri.

“Rreth 15 milionë e dimë se janë falur, por procesi ende nuk është zbardhur i tëri. Paramendoni, njëra nga kompanitë ka paguar 13 mijë euro për 12 vjet. Po e njejta, veç për 6 muaj paguan 20 mijë euro. Këtu ka potencialisht shkelje serioze ligjore. Vendimi administrativ nuk lejon parafaturë dhe pastaj proces negocimi. Ai thjesht tregon si përllogaritet dhe faturohet shpenzimi i ujit.”

PSD ka thënë se këto biznese nuk janë biznese që iu duhet lëmoshë dhe se janë kompani milionëshe.

“Këto biznese nuk janë biznese që iu duhet lëmoshë. Po flitet për kompani milionëshe. Në Kosovë shkon te përmbaruesi për çdo gjë, KEDS të shkyqë nga rrjeti për 20 euro borxh, por borxhet e të mëdhenjve fshihen.”

“Në mulli të kujt po çon ujë ky pushtet. Sikur krejt tjerat, te bizneset e mëdha, mundësisht këto biznese të lidhen me ne. Ky është dallimi, dallim i madh.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy