Shqipëria po bëhet me qendër për organizimin e panaireve ekonomike “Expo Albania”

by engel

Studio e arkitektëve amerikanë Steven Hall është fituesja e konkursit ndërkombëtar për projektin Expo Albania, në të cilin morën pjesë 5 skuadra me prestigj në botën e arkitekturës bashkëkohore, të përzgjedhura mes 60 konkurrentësh nga mbarë bota, që prezantuan idetë e tyre për një qendër shumë funksionale për organizimin e panaireve në Shqipëri.

Vendi i vetëm që kryeqyteti ka për zhvillimin e panaireve kombëtare e rajonale është Pallati i Kongreseve, i cili njëherësh përdoret për koncerte, organizime partiake a artistike.

banner

Për të patur me një qendër të dedikuar kryesisht për panaire është menduar për ndërtimin e një qendre multifunksionale në Farkë, në një zonë ish-ushtarake që përdorej si fushë stërvitore pranë bazës ajrore të Forcave të Armatosura.

Pjesë e jurisë ishte dhe kryeministri Rama, i cili tha se tani janë pjekur kushtet që Tirana të ketë një qendër të tillë, e cila do të shërbejë përveçse për panaire dhe evenimenteve ndërkombëtare të industrisë, ekspozitave të artit, kulturës, koncerte e konferenca e takimeve të shumëllojshme.

“Për ne ky është vërtetë një moment mjaft i mirëseardhur për të ngritur këtë qendër ekspozimi ku mund të ndodhin të gjitha ato organizime që mund të zhvillohen vetëm në këtë lloj hapësire, në këtë lloj vendi. Kjo është saktësisht një nga ato shumë gjëra për të cilat Shqipëria ka nevojë në mënyrë që të ecë përpara dhe të rrisë stekën e ambicies së saj”, u shpreh Rama./tvklan.al

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy