Totaj për takimin e vitit të kaluar me Kurtin: 70% të kohës më foli për Maqedoni, ai do të humb edhe në Kosovë

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në një intervistë për TV Arbërinë, ka treguar një detaj intersanat për bisedat që ka pasur me Kryeminstrin e Kosovës, Albin Kurti.

Totaj ka pohuar se 70% të kohës sa kishte zgjatur takimi i drejtuesit ekzekutiv të Kosovës i ka folur për të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë se sa për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova.

banner

“Realiteti është se është kryeministër i Kosovës dhe duhet më tepër me u marr me çështjet tona, të Kosovës, sepse shqiptarët në Republikën e Maqedonisë e kanë lidershqipin e vet”, u shpreh ai.

I pari i Komunës së Prizrenit, foli edhe rreth çështjes së korrupsionit, për të cilën tha se është çështje shumë e ndjeshme.

“Aty ku ka zhvillim, kapital ka ekonomi, korrupsioni është i paevitueshëm, ajo që na duhet me e bë është me e menaxhu korrupsionion me e pru në një nivel të ulët”, tha Totaj.

Ai tha se po flitet se janë diku 700-800 kontrata njëburimore të kësaj Qeverie aktuale e po përmenden shifrat rreth 250 milionë për këto kontrata, të cilat sipas Totajt janë dyshim serioz e potencial për korrupsion./Arbëria.tv

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy