52
Dy ish-banorët e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Vivien Thano dhe Andi Artani kanë dalë së fundmi në qytetin e Tiranës.
Ishte Vivien ajo e cila bëri të ditur këtë përmes disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram
Dyshja si duket ende po i mban raportet e mira miqësore edhe pas gjithë kësaj kohe.
Vivien kishte nisur një romancë me reperin Getinjo sa ishte brenda formatit, por që dyshja i kanë ndarë përfundimisht rrugët.
Andi po ashtu, i cili hyri beqar në format pati një lidhje tejet të diskutueshme me modelen Gresë Hoti, këta dy gjithashtu i kanë dhënë fund lidhjes.